MaestroFoods

Maestro i
cdo tryeze!

Produktet e Maestro Foods janë gjithmonë të freskëta dhe të lehta për t’u përgatitur, duke sjellë shijen më të mirë në çdo vakt.

Produktet

certifications

PICA TË NGRIRA

PICA TË NGRIRA

Premium Capricciosa-min
Pica Capricciosa 
310gr
-
UPC: 3901567700068
Premium Mozzarella-min
Pica Mozzarella
 310gr
-
UPC: 3901567700051
Premium Quatro Formaggi-min
Pica Quattro Formaggi
310gr
-
UPC: 3901567700037
Premium Tuna-min
Pica Tuna 

300gr
-
UPC: 3901567700044
Pizza Maestro-min
Pica Maestro

310gr
-
UPC: 3900555554959
Pizza Sallami-min
Pica Salami (Suxhuk)
290gr
-
UPC: 3900666954952
Pizza Margarita-min
Pica Margarita 
270gr
-
UPC: 3900666952231
Pizza Pershute-min
Pica Pershutë 

280gr
-
UPC: 3900666952286
Pizza Kids Maestro-min
Pica Kids Pershutë
540gr
-
UPC: 3900666952262
Pizza Kids Margarita-min
Pica Kids Margarita
510gr
-
UPC: 3900666952262

PETËT E BRUMIT

Pete per pite & bakllava
500gr
-
UPC: 3901567700013
Pete byreku

500gr
-
UPC: 3901567700020
Pete per pite shtepiake
 500gr
-
UPC: 3900666323383

Historiku

Historiku i Maestro Shpk fillon në vitin 2011, kur familja Behrami kishte krijuar një përvojë 10-vjeçare në tregtinë me pakicë, duke punuar së bashku në një biznes familjar (market ushqimor). Pas një dekade pune të palodhshme dhe përkushtimi, familja filloi të mendojë për të ardhmen e tyre në një biznes ku të gjithë mund të punonin së bashku. Me pasionin e tyre për gatimin, veçanërisht për picat, të frymëzuar nga gatimet e nënës së tyre, ata zhvilluan një eksperiencë gatimi dhe shije që ndryshonte nga recetat e zakonshme. Duke vlerësuar nevojat e tregut dhe duke parë mundësitë, vendosën të hapnin një biznes të ri me një koncept të ndryshëm, jo vetëm në Kosovë, por edhe në rajon, duke përqendruar biznesin tek picat e ngrira si një produkt i ri në tregun e tyre. Me kursimet e tyre, krijuan një mini-punëtori në hapësirat e shtëpisë së tyre dhe filluan të prodhonin e paketonin picat e ngrira për t’u shpërndarë në treg në të gjitha qytetet e Kosovës.

Gjatë rrugëtimit të tyre, pas dy vitesh, ata kuptuan se kishin nevojë për një produkt shtesë që do të ndihmonte në rritjen e qarkullimit të shitjes. Kështu, erdhën sërish me një ide të re në treg: petë për pite shtëpiake, të gatuara me dorë dhe me fokus në cilësinë artizanale.

Ashtu si picat e ngrira, edhe petët shtëpiake u pritën mirë në treg, pasi janë të gatuara në mënyrë artizanale, por të përshtatura në kushte moderne dhe me standarde të larta.

Rrugëtimi ynë vazhdon deri në vitin 2020, kur fillon një kapitull i ri. Në këtë vit, vendosëm të investonim në një linjë të prodhimit të peteve të bakllavës, e cila na u ofrua për blerje nga një prodhues shqiptar me përvojë 30-vjeçare në Suedi. Oferta për blerjen e makinerisë për prodhimin e peteve ishte e pashmangshme. Pas blerjes së makinerisë, u zhvendosëm në një objekt të madh me hapësirë mbi 1000 m², ku tani kemi të punësuar mbi 20 persona me kontrata të rregullta dhe staf shtesë gjatë sezonit.

Kapitulli i ri fillon me këtë marrëveshje për blerjen e makinerisë, e cila ka një kapacitet prodhimi prej 90,000 kg në muaj. Përmes këtij investimi, arritëm të lidhim marrëveshje për eksport në 13 vende të Bashkimit Evropian dhe të hapim treg edhe në SHBA.

Misioni ynë, si një kompani e konsoliduar, duke marrë parasysh dinamikën e shtuar të jetës në shoqërinë tonë, është që të sjellim para konsumatorit produkte që kursejnë kohë dhe lehtësojnë jetën e qytetarit.

Vizioni ynë është që Maestro Foods të vazhdojë të jetë lider në prodhimin e produkteve ushqimore cilësore dhe ta bëjmë Kosovën të njohur në arenën ndërkombëtare, duke treguar botës se edhe ne dimë të prodhojmë produkte të shkëlqyera!

Kontakti

Na kontaktoni për çdo pyetje ose shqetësim tuajin përmes kontakt formës këtu, telefonit ose rrjeteve sociale.
+383 49 116 603
Shupkovc, Mitrovicë, Kosovë